Zyrtari i lartë i Shëndetit Publik për koronavirusin paralajmëroi se rihapja e ekonomisë do të duhet të bëhet me faza, ku zona të ndryshme të vendit duhet të veprojnë në përshtatje me situatat e tyre.
“Duhet të siguroheni të mos bëni veprime para kohe dhe të nxituara, në të njëjtën kohë t’i kushtoni vëmendje nevojës për t’u rikthyer në normalitet”, deklaroi Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Ai shtoi se rihapja e ekonomisë do të ndryshojë midis rajoneve, në varësi të faktit nëse ka patur shpërthim ose nëse mund të ndodhë.
Fauci nuk premtoi se më vonë gjatë vitit nuk do të ketë shpërthim tjetër, por tha se qeveria federale po synonte të zgjeronte kapacitetet e testimit, së bashku me zhvillimin e trajtimeve mjekësore për koronavirusin.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...