Ylli i Wolves, Raul Jimenez ka thënë se është penduar që nuk ka bërë më shumë gjatë kohës kur ishte te Atletico Madrid.
Meksikani ishte pjesë e skuadrës së Diego Simeone gjatë sezonit 2014-15, pastaj u transferua te Benfica pas 12 muajve, transmeton portali arbresh.info.
Ai bëri vetëm katër paraqitje në formacionin e parë për “Los Rijoblancos” sepse Simeone preferonte Antoine Griezmann dhe Mario Mandzukic.
Jimenez që momentalisht është në formë të mrekullueshme me klubin anglez ka thënë se duhet të kishte bërë më shumë.

“Do të doja të bëja më shumë për Atletico-n, por isha aty për vetëm një vit”.
“Por, kam punuar shumë dhe jam në këtë pozicion sepse asnjëherë nuk jam dorëzuar”, deklaroi ai.
Jimenez mbetet i lidhur me rikthimin te Atletico gjatë verës, por kërkohet edhe nga rivali lokal, Real Madrid./arbresh.info
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt