Tre banorë të fshatit Studime e Ulët të infektuar me Covid-19, janë shëruar plotësisht.
Tre banorë nga fshati Studime e Ulët e Vushtrrisë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se aktualisht në Vushtrri janë 17 persona të infektuar me koronavirus.
Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:
Edhe një lajm i mirë sot
3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht?
Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronacirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë.
Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë.
Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH.
Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...