Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka reaguar ndaj Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak lidhur me bisedën që ky i fundit ka zhvilluar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Behrami ka shkruar në Twitter se Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i fokusuar në Kosovën por në Serbinë.
“Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i përqendruar as në synimet e as në perspektivën e Kosovës në dialog por në Serbinë. Kushdo që aspiron një rol duhet së pari të fillojë me Kosovën. Fillimi është gabim”, ka shkruar ai në Twitter.
The Special Envoy for Kosovo/Serbia Dialogue is not focused on Kosovo’s goals nor perspective on the dialogue, but on Serbia. Anyone who aspires a role should reach to Kosovo first. The start is wrong! https://t.co/eav1uSgMwr
— Artan Behrami (@artanbehrami) April 12, 2020
Lajçak ka thënë se ka pasur sot një bisedë të mirë dhe konstruktive me Presidentin Vuçiq për dialogun me Kosovën.
“Si pjesë e kontakteve të mia me udhëheqësit politikë të Ballkanit, sot bisedova me presidentin Aleksander Vuçiq. Patëm bisedë të mirë dhe konstruktive, duke filluar nga dialogu, ndihmat dhe reagimi ndaj Covid-19 dhe ekonomia. Mezi pres të punoj së bashku me partnerët e mi për tërë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...