Ish-ikona e Romës, Daniele De Rossi, ka pranuar se ka qenë një admirues i madh i Manchester Unitedit, mirëpo për shkak të mesfushës së fortë, ai nuk kishte shkuar atje.
Mesfushori italian i kaloi afro dy dekada te klubi nga kryeqyteti italian dhe pas një kohe të shkurtë te Boca Juniors, u pensionua në moshën 36 vjeçare.
Ideja për të luajtur në Old Trafford gjithmonë e kishte tunduar, por mesfusha ishte e mbuluar nga lojtarë të klasit të lartë.
“Që si fëmijë e kam dashur Unitedin”, ka thënë De Rossi për Sky Sport kur është pyetur se cilin klub anglez do ta përfaqësonte.
“Mora vendimin e duhur që nuk shkova te Manchesteri, sepse atje ishin (Roy) Keane dhe (Paul) Scholes, lojtarë të mahnitshëm”, ka sqaruar futbollisti italian.
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...