Thomas Partey ka shkëlqyer në këtë sezon që është i suspenduar nga coronavirusi.
Anëtari i Atletico Madridi ka dhuruar disa paraqitje fantastike, duke bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane ta duan transferimin e tij.
Roma, Interi, Manchester United dhe Arsenal, janë në garë për ganezin që mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar veror.
26-vjeçari doli nga akademia e Atletico Madridi, duke bërë në këtë sezon 35 paraqitje në të gjitha garat, derisa ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.
Interi thuhet se është vënë seriozisht pas Thomas, mirëpo ata i rivalizojnë Roma, Manchester United dhe Arsenali.
Atletico nuk e dëshiron shitjen e tij, mirëpo e gjitha do të varet nga dëshira e lojtarit se ku dëshiron të luajë.
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...