Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe personaliteteve të saj.
Sipas këtij subjekti politik, fryma e fushatës së tillë u instalua nga deklaratat publike të disa këshilltarëve të Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, e pasuar nga militantë të LVV-së.
“LDK fton qytetarët e Kosovës të refuzojnë këtë fushatë dhe të mos bëhen pjesë e një diskursi që nuk pasqyron edukatën tonë personale, familjare e qytetare dhe nuk i takon kulturës dhe traditës tonë, si shoqëri e si komb”.
“LDK fton Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, që është kryeministër në detyrë, ta dënoj këtë fushatë dhe të ndikojë në ndaljen e saj”.
“SHBA meriton respekt dhe falenderim të përhershëm të Kosovës dhe të çdo qytetari të saj”.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...