Zëvendësministri i Financave nga radhët e LDK’së, Agim Krasniqi ka thënë se kreditë duhet të jenë elementi i fundit që shteti duhet të përdor për të tejkaluar pasojat ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.
Përmes një postimi në postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se duhet parë gjitha mundësitë për kursimee tek në fund duhet parë si mundësi kredimarrjen.
“…duhet parë gjitha mundësit për kursime duke përfshirë shtyrjen pa hezitim të projekteve të reja kapitale, shtyerje të implementimit të projekteve të filluara aty ku detyrimet financiare mund të shtyhen, kursimet tjera edhe në kategoritë tjera që nuk janë shumë të rëndësishme për momentin, duhet kërkuar mbështetje përmes granteve te qeveritë mike dhe IFN, mobilizim të fondeve që janë në Kosovë e tek në fund duhet parë si mundësi kredimarrjen e cila duhet orientuar për të ruajtur vendet e punës, ruajtur bizneset dhe përmes tyre ciklin ekonomik funksional”, ka shkruar Krasniqi.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...