Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se edhe pas të hënës masat e kufizimit të lëvizjes në kryeqytet do të mbesin ato prej orës 17:00 deri në ora 06:00.
Ahmeti ka pohuar se kështu kanë vendosur pas diskutimeve që ka pasur me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Sot, në diskutim me Ministrin Arben Vitia, diskutuam për gjendjen në Komunën e Prishtinës dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe MSH për të parandaluar përhapjen e virusit. Përderisa deri më tani nuk kemi pas shpërthim në Prishtinë u pajtuam që ditët më të vështira na presin. Në mungesë të vendimit nga Kuvendi i Republikës, ministria e Shëndetësisë do të merr vendime individuale për secilën komunë. Masat e restriksioneve prej orës 17-06 do të vazhdojnë edhe pas të hënës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
I pari i Prishtinës ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...