Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në një takim kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ahmeti ka bërë të ditur se me Osmanin kanë biseduar rreth masave të ndërmarra ndaj COVID-19.
“Pata kënaqësinë që sot të pres në takim Kryetaren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani.
Kryeparlamentaren Osmani e njoftova me të gjitha masat mbrojtëse të ndërmarra nga ana e Komunës së Prishtinës për të luftuar pandeminë e #covid19, sfidat me të cilat po ballafaqohet në terren dhe kërkesat e nevojat e qytetarëve në këtë kohë. Gjithashtu, diskutuam për pakon ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve, e cila pritet të votohet në mbledhjen e Kuvendit Komunal gjatë pasdites”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
Ahmeti ka pohuar se kanë diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të institucioneve dhe koordinimin ndërkomunal.
“Kryeparlamentarja Osmani na falënderoi për të gjithë punën, organizimin dhe masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e #covid19 në Kryeqytet. Diskutuam edhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të institucioneve dhe koordinimin ndërkomunal në mënyrë që luftimi i pandemisë të përballohet me sukses dhe që kjo sfidë të tejkalohet #bashkë më lehtë”.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës