Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se subjekti i tij nuk është bashkërenduar me presidentin, Hashim Thaçi për inicimin e mocionit ndaj Qeverisë Kurti.
‘’LDK nuk ka asnjë lidhje me presidentin Hashim Thaçi’’
‘’Prej momentit të zgjedhjes së tij, LDK nuk ka raport të asnjë natyre me presidentin, përveç atyre institucionale që i ka me gjitha institucionet’’, ka thënë ai
Ai ka treguar edhe pse LDK ishte pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
‘’E vërteta është kjo, Isa Mustafa e ka shpreh një mendim të tij që gjendja po eskalon dhe mund të jetë e nevojshme të shpallen masat emergjente. Nuk ka lidhje kush e ka pasur këtë mendim. LDK e ka shprehur vullnetin e vetë’’, thotë ai.
‘’Asgjë nuk ndodhë po të shpallej gjendja e jashtëzakonshme. Vetëm do të përdoreshin kapacitetet e ushtrisë, asgjë më shumë? Kurti pati paranoja të panjohura për neve. Nuk funksionon shteti me paranoja’’, shton Selmanaj. /Express/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit