Majat e djegura janë kaq të bezdisshme, por ekzistojnë disa produkte krejtësisht natyrale që të gjitha mund t’i përdorim si mënyrë alternative për të patur flokë të shëndoshë. Dhe lajmi më i mirë i gjithë kësaj është se këta çudibërës gjenden në shtëpinë e gjithsecilës nga ne, duke na kursyer kështu, një dorë të mirë parash.
Vaji natyral
Përdorimi i vajit, rigjeneron flokun. Përdoreni atë para se të laheni. Bëni një miksim të vajit të kokosit, të ullirit dhe aplikojeni këtë përzierje në flokët tuaj. E mira është ta mbani këtë për rreth 1 deri në 2 orë. Majat e djegura nesër do të zhduken.
Majonezë
Majoneza kryen funksionin e balsamit perfekt për flokët. Gjithçka duhet të bëni është ta aplikoni atë në pjesët më të dëmshme, pra në fundet e flokëve dhe mbajeni për rreth 40 minuta. Këtë trajtim mund ta bëni 2 herë në javë.
E verdha e vezës
Shpesh kemi dëgjuar se veza mund të bëjë mrekullira me flokun tonë, por gjithmonë e kemi lënë “për një herë tjetër”. Kur në fakt është shumë e thjeshtë. Mjafton ta merrni të verdhën e vezës dhe të masazhoni skalpin tuaj. Më pas lëreni rreth 30 minuta para se ta shpëlani.
Banane
Merrni një banane, pak qumësht dhe pak të verdhë veze dhe përziejini deri sa të krijoni me to një maskë. Nëse keni flokë të thatë, mund të shtoni dhe pak mjalt. Rezultatet do t’ju mahnisin.
Birrë
Ku ka birrë ka gjithmonë festë! Përfitimet e saj mund t’i ndiejmë kudo dhe përdorimi i saj në flokë është një mrekulli. Do ta vëreni këtë sapo t’i spërkatni majat e djegura me birrë. Lërini flokët ashtu për rreth 20 minuta dhe më pas shplajini me ujë të bollshëm.
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...