Në vazhdën e mobilizimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës në luftimin e pandemisë Covid-19, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë, atë të Mitrovicës dhe pikën kufitare në Jarinje, për t’u njohur me gjendjen aktuale me koronavirus.
Ai gjatë takimit me nënkryetarin e Vushtrrisë Besim Muzaqi është njoftuar për gjendjen në përgjithësi e veçanërisht për fshatin Smrekonicë ku tashmë janë disa të infektuar. Ndërsa gjatë vizitës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, Sveçla është njohur me kushtet e banimit dhe u tha se aty ka kapacitet për strehimin dhe akomodimin e 686 personave.
Sveçla gjithashtu vizitoi kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, “Belvedere” në Mitrovicë, për të parë kushtet e akomodimit në rast se vendi ynë do të ballafaq ohet me një fluks të refugjatëve. Aty u diskutua edhe për mundësinë e akomodimit të personave të riatdhesuar nga diaspora dhe janë të detyruar të futen në karantinë.
Pas kësaj vizite, u.d. ministri Sveçla u takua me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, ku u bisedua rreth ballafaqimit me Covid-19 dhe mundësinë e marrjes së masave shtesë në kuadër të kësaj komune.
Në fund ushtruesi detyrës së ministrit vizitoi edhe pikën kufitare në Jarinje ku u interesua për mbarëvajtjen e punës. Nga përgjegjësit në këtë pikë kufitare, u bë e ditur për procedurat e kontrollit të cilat po bëhen duke u respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së./arbresh.info
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren