Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19. Si pasojë e përhapjes së këtij virusi, numri i të infektuarve ka shkuar në 224, gjashtë të vdekur dhe 37 të shëruar.
E për t’i dalë në ndihmë shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, si gjithmonë të gatshëm janë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme shumë prej tyre dhuruan gjak, gjë që po vazhdon edhe sot.
Pas kërkesës së Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, sot pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, saktësisht të Njësisë Speciale Operative (NJSO) dhuruan gjak, për të shpëtuar jetë, raporton Indeksonline.
Policë të shumtë u drejtuan tek Qendra e Transfuzionit të Gjakut, në mënyrë që të dhurojnë gjak për të gjithë ata që do të kenë nevojë.

Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...