Nënë Rukija plot 84 vjeç është pacientja tjetër që mund koronavirusin në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila njofton se 84-vjeçarja tashëm e shëruar ka lënë sot ambientet e spitalit Infektiv. Megjithatë nënë Rukija do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditët e ardhshme për të ndjekur gjendjen e saj shëndetësore.
Sipas Manastirliut, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë ndërsa në total janë 154 persona që kanë mundur Covid-19.
“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19
8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit
Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19” shkruan Manastirliu./TCH
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...