Foshnja pesëmuajshe e prekur nga koronavirusi, nga fshati Topanicë i Kamenicës është liruar nga Klinika Infektive bashkë me nënën e saj pasi që gjendja e tyre është stabile.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ndërsa tha se prindërit me foshnje dhe të prekurit e tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim.
”Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është e mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që prindërit me foshnje dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile”, ka shkruar ai në Facebook.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...