Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm dr. Ukshin Ismajli dhe drejtori i QKMF-së dr. Fejzulla Berisha kanë pranuar donacion një respirator nga dr. Gazmend Boshnjaku nga Gjakova.
“Ky respirator ka qenë i domosdoshëm, sidomos në kohën e pandemisë dhe emergjencave. Ndihma në ditë të vështira është më e vlerësuara gjithmonë dhe në emër të qytetarëve ju falënderojmë shumë”, ka thënë Haziri.
Dr. Boshnjaku ka kërkuar nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që në këtë kohë pandemie të ndihmojnë njerëzit dhe institucionet me mundësitë e tyre.
“Nuk është ndonjë ndihmë shumë e madhe, por besoj që do t’i ndihmojë QKMF-së. Është terapi që i jepet çdo pacienti me probleme respiratore – është aparat i përshtatshëm dhe më vjen mirë që ia kam sjell Gjilanit”.
Drejtori i QKMF-së në Gjilan dr. Fejzulla Berisha tha se kjo pajisje do t’iu shërbejë shumë për nevoja të pacientëve.
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...