Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami ka njoftuar se nga dita e hënë do të fillojë mësimi online nga klasa e parë deri në të nëntën.
Transmetimi i mësimit online do të mundësohet nga RTK-ja dhe materialet televizive do të jenë në uebfaqen e MASHT’it.
“Transmetimi i mësimit online ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas kalendarit të bashkëlidhur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi”, ka shkruar Bajrami.
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...