Në tre muajt e parë si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në vitin 2017, Z. Behgjet Pacolli pati një axhendë të fuqishme dhe aktive diplomatike me qëllim të forcimit të marrëdhënieve multilaterale dhe bilaterale të Kosovës. Nuk ka qenë i izoluar si minister dhe Kosova si shtet.
Në ditët e para të detyrës, ai udhëtoi në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të forcuar marrëdhëniet me vendet fqinje.Ai mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pas së cilës Madagaskari dhe Barbados njohën Kosovën për shkak të takimeve në New York me Ministrat e tyre të Punëve të Jashtme, transmeton arbresh.info
Ministri Pacolli pati një turne në disa vende afrikane në nëntor 2017.
Ministri Pacolli zhvilloj vizita bilaterale në Turqi, Slloveni, Maltë, Hungari, Francë, në Shtetet e Bashkuara duke pasur një takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit.
Ai vizitoi Brukselin ku ka takuar udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe Nato. Ai mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Frankofonisë në Paris. Morri pjesë në ministerialin e Grupit të Vishegradit. Ishtë takimin e e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5).
Tre muajt e parë të Ministrit Pacolli kanë qenë aktiv dhe dinamikë, në të cilën Kosova nuk ishte e izoluar nga miqtë e saj, por kishte një diplomaci aktive.
Udhetimet natyrisht me aeroplanin privat me kosto miliona euroshe./arbresh.info/
IPK arreston një zyrtar policor në Vërmicë për marrje ryshfe...
BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA-të rrit përpjekjet për Gr...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e Shemit: Xha...
Osmani takon Zëvendës Sekretarin amerikan: Dialogu me Serbin...
Kurti pritet në takim nga hoxhë Musliu në Mitrovicë, e njoft...
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...