Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.
Në këtë letër drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-së nr. 1845-2029, 27.11.2019), Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar Qeverinë. Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare te presidentit Thaçi drejtuar Kurtit.
Në paragrafin 1 të nenit 95 përmendet shumica e fituar për ta formuar Qeverinë dhe si duket kjo ka bërë që Zyra e Presidentit t’i përshtatet gjuhës kushtetuese, ndonëse Vetëvendosje kishte fituar vetëm shumicën relative.
Ndërsa, në një letër të dytë për Albin Kurtin, presidenti Thaçi ka shkruar se takimi i djeshëm mes tyre, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ka qenë takim konsultues me të si Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si lider i partisë së parë sipas rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019.
“Ka qenë një takim i karakterit formal, juridik e procedural, për konsultim për të vlerësuar nëse është në interesin e partisë politike që përfaqësoni ju formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit”, thuhet në sqarimin e presidentit Thaçi.
Në fund të kësaj letre, si president i vendit, Thaçi ka thënë se i siguron të gjithë që hapat e tij të mëtutjeshëm do të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...