Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i Komitetit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës Operative Emergjente, në të cilin u theksua se nuk ka asnjë rast të dyshuar me Covid-19, derisa pesë familje janë në vetizolim.
“Apelojmë për vetëpërmbajtje, të qëndroni në shtëpi, të mos dilni asnjëherë pa arsye dhe pa nevojë të fortë sepse po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri, teksa ka kërkuar nga qytetarët që kanë pasur kontakte me të infektuarit në Topanicë, t’i lajmërojnë organet.
“Shpërthimi i vatrës së re në Topanicë të Kamenicës, e cila është në distancë shumë të afërt me komunën tonë, tregon qartë se sa të pasigurtë mund të jemi. I lus të gjitha ata që kanë pasur kontakte me të infektuarit e familjes Morina të Kamenicës, t’i lajmërojnë organet dhe të vetizolohen, për ta parandaluar përhapjen”, ka shtuar Haziri.
Ai ka falënderuar institucionet shëndetësore, policinë dhe emergjencat civile për, siç ka thwnw, punën e madhe që e kanë bërë në këto 24 orët e fundit, derisa ka konfirmuar se janë në bashkëpinim të mirë me 11 kryetarët e komunave të sektorit të lindjes, për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.
Haziri po ashtu ka njoftuar se po vazhojnë t’i mbështesin familjet me gjendje të rëndë sociale, përmes pakove ushqimore e higjienike.
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Arrestohen tre persona në Drenas për pjesëmarrje në grup kri...
“Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon...
Hoxhaj takim me deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i mar...
Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë...
Presidentja Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t...