Takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka zgjatur shumë pak.
Në një konferencë për media pas takimit, Kurti ka thënë se biseduan për masat e ndërmarra nga qeveria lidhur me ballafaqimin e vendit me Covid1-19, raporton portali arbresh.info.
“Në takimin e sotëm me presidentin e Republikës së Kosovës isha me këshilltarët e mi ligjorë, Furtuna Sheremeti dhe Tienmu Ma. Takimi filloi për temën e masave që ka ndërmarrë qeveria dhe punëve që po bëjmë ne kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe angazhimin e shkëlqyer të organeve dhe mekanizmave të shtetit”.
Kurti ka kërkuar që të zbatohet neni 82.2 i Kushtetutës dhe të bëhet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.
“Më pastaj vazhduam për situatën aktuale institucionale, me ç’rast pyetjeve dhe përpjekjeve që ne të flasim për qeveri të re dhe kandidatura të reja u jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që besojmë që jo vetëm i drejtë por edhe i vetëm në bazë të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Të bindur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik që ne të kemi qeveri të re pa kuvend të ri por me zgjedhje të reja”, deklaroi kryeministri.
Kryeministri gjithashtu njoftoi se presidenti u zotua që do të zbatohet Kushtetuta në përpikëri dhe praktikat e mëhershme.
Presidenti u zotua që të zbatojë me përpikëri Kushtetutën dhe praktikat nga e kaluara”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/671760613398359/
Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hetimet e reja për vrasjen e Auron Thaçit, i riu që u vra ti...
“Shqipëria po transformohet, investoni”- Rama thirrje sipërm...
Ambasada gjermane: Të drejtat e njeriut – nevojitet an...
Tragjedi në Marok/ Shemben dy ndërtesa, humbin jetën 19 pers...