Kryeministri Kanadez Justin Trudeau filloi të luftojë sfidën me të cilën përballet pothuajse çdo lider botëror tani, duke investuar në furnizime mjekësore 1,4 miliard dollarë (1,26 miliard euro).
“Ne e dimë që kërkesa për pajisje dhe furnizime mjekësore do të rritet gjatë javëve të ardhshme, kështu që ne kemi nevojë për një furnizim të qëndrueshëm të këtyre produkteve”, tha Trudeau gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp në Otava, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
“Dhe kjo do të thotë t’i kemi ato në shtëpi dhe ne jemi optimistë se ato do të jenë në dispozicion në javët e ardhshme”.
Qeveria Kanadeze po shpenzon 1.4 miliard dollarë (1,26 miliard euro) për të “mbështetur testimin diagnostikues dhe për të blerë ventilatorë dhe pajisje personale mbrojtëse”.
Pajisjet mbrojtëse personale përfshijnë maska për fytyrë, rroba mbrojtëse dhe sanitizues duarsh.
Zyrtarët qeveritar e karakterizuan atë si një nga proceset e prokurimit me bazë më të gjerë dhe më agresive në historinë Kanadeze.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...