Një grua 90 vjeçare e prekur nga koronavirusi në Belgjikë ndërroi jetë pasi me vullnetin e saj refuzoi të përdorte ventilatorin dhe iu kërkoi doktorëve që i qëndronin tek koka që ta përdornin pajisjen për pacientë më të rinj që kishin nevojë.
Suzanne Hoylaerts nga Binkom u shtrua në spital më 20 mars kur shëndeti i saj u përkeqësua për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi i ri me origjinë nga Kina.
Kjo ngjarje u regjistrua në një kohë kur e gjithë bota po vuan mungesën e ventilatorëve përgjatë pandemisë së koronavirusit, një pajisje kyçe që nevojitet për të përballuar sëmundjen.
Sipas të dhënave ajo raportohet t’iu ketë thënë doktorëve në spital “Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për më të rinjtë. Unë kisha një jetë të mirë”.
Hoylaerts ndërroi jetë dy ditë pasi u shtrua në spital më datë 22 mars./a2news
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...
Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë
Mbeti e plagosur rëndë nga sulmet izraelito-amerikane, ndërr...
Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në ‘Str...
Zhegrova: E adhuroj këtë skuadër, e adhuroj këtë futboll
Telefonatë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mo...