Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha ka mohuar lajmin se dy të infektuarit me koronavirus nga kjo komunë kanë shpërndarë ndihma duke qenë pozitiv me COVID-19.
Berisha ka thënë se e ka të konfirmuar që dy të infektuarit që janë nga e njëjta familje asnjëri nga ta nuk ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e ndihmave.
Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar për tri raste të reja të prekuar nga virusi COVID-19 me vendbanim në komunën e Fushë Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës kishte reaguar ndaj këtij njoftimi të IKSHP’së duke thënë se nuk janë raste të konfirmuara e më pas kjo komunë ka konfirmuar tri rastet e infektuara në fshatin Miradi e Ulët.
Gazeta Express ka kontaktuar Kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha për të marrë përgjigje se a ka pasur kontakte me njerëz njëri nga të infektuarit përmes shpërndarjes së ndihmave.
Kryetari Berisha tha se asnjëri nga dy meshkujt e infektuar nuk ka shpërndarë ndihma.
“Sapo e kam konfirmuar se të dy djemtë nuk kanë punuar qe 6 muaj dhe nuk kanë shpërndarë kurrfarë ndihme”, i ka thënë ai.
Tutje, ai ka deklaruar se të trija rastet janë në vetizolim në shtëpitë e tyre dhe nuk kanë asnjë problem.
“Të tri rastet që janë në komunën tonë kanë qenë raste kontakti dhe janë të një familje në fshatin Miradi e Ulët, ata janë të vetizoluar dhe nuk kanë ndonjë problem të madh shëndetësor”, ka thënë kryetari i Fushë Kosovës.
Ndërkaq sot, IKSHPK’ja ka njoftuar edhe për dy raste të reja që rezultuan pozitiv me COVID-19, nga testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive.
Deri më tani në Kosovë janë të infektuar 108 persona me koronavirus, një 82-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është shëruar.
Kosova më 13 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, ose i njohur si koronavirus. Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë janë 106 raste të personave të prekur me koronavirus.
Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77-vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...