Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “politika duhet të lihet anash, shëndeti i qytetarëve është primare”.
“OBRM-PDUKM vazhdimisht i përmend gabimet, po për Zaevin më e rëndësishme është pasurimi. Çmimin e krimit, korrupsionit dhe paaftësisë së Zaev, në një krizë të tillë e paguajnë qytetarët. Maqedonia dhe ekonomia e saj pësoi kolaps. Qytetarët s’janë fajtorë dhe as që duhet ta mbushin buxhetin të cilin Zaev e ka shprazur”, shprehen nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se si parti ofrojnë bashkëpunim dhe gjendjen e zgjidhjes që do ta ndihmojë ekonominë e Maqedonisë.
“OBRM-PDUKM dhe ekipet e saj janë në dispozicion të ndihmojmë nëse Qeveria merr vendim për një bashkëpunim të tillë. Në këto momente, politika duhet të hiqet anash dhe të merren vendime që do ta stabilizojnë ekonominë. OBRM-PDUKM është e gatshme ta japë planin se si do të gjenden mjetet të mjaftueshme në buxhet që kjo krizë të kalojë pa pasoja”, shprehen nga kjo parti.
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...