Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë për anëtarësimin e plotë të tyre në NATO pas përfundimit të të gjitha procedurave të procesit të anëtarësimit.
“Arritjet e mëdha brenda kësaj jave kurorëzuan dy dekadat e veprimtarisë tonë kombëtare dhe politike, tashmë jemi anëtar fuqiplotë dhe i
barabartë i NATO-së dhe kemi nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.
Aty tutje theksohet se Bashkimit Demokratik për Integrim është garantues i marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së mirë dhe se nuk do të lejojnë kthim prapa.
“BDI i shpreh mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 28 vendeve aleate për përkrahjen e anëtarësimit tonë në NATO dhe vlerëson që ky është sukses i përbashkët i të gjithë neve. E ardhmja e sigurt është përcaktim i qytetarëve dhe obligim i joni”, përfundon komunikata.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...