Aktores së mirënjohur shqiptare, Leze Qenës, sot (e enjte) i është dhënë lamtumira e fundit.
E ndjera u varrosë në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.
Në varrimin e së ndjerës ishin familjarë dhe miq të ngushtë, aty kishte qenë edhe Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Ikona e aktrimit në Kosovë ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare në QKUK, teksa kohëve të fundit u largua nga angazhimet artistike për shkak të problemeve shëndetësore.
Ajo ka lënë pas një bagazh të pasur artistik, ikja e së cilës do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën në vend.
Të shumta kanë qenë edhe ngushëllimet nga miqtë, kolegët dhe personazhet publike në nder të veprimtarisë së saj.

Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...