Ministri teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski bëri të ditur se Qeveria tashmë ka marrë vendim për kufizim shtesë të lëvizjes gjatë fundjavës.
Ai theksoi se do të ndalohet lëvizja prej orës 16:00 deri në ora 5 e mëngjesit, njofton telegrafi maqedoni.
“Me qëllim që të mbrohet popullata nga përhapja e coronavirusit, Qeveria sot mori vendim për kufizim shtesë të lëvizjes së popullatës gjatë fundjavës. Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve gjatë fundjavës (e shtunë e diel) nga ora 16:00 deri në ora 5”, tha Spasovski.
Ai shtoi se në fuqi mbeten të gjitha ndalesat tjera të miratuara.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...