Kanë mbetur edhe gjysmë ore deri në fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
E tashmë në objektin e Kuvendit ka arritur ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan arbresh.info.
Ai të martën ka bërë të ditur se përkrahë mbajtjen e kësaj seance.
“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot mban seancë për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës./arbresh.info/
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë