Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se sot do të fillojë dezinfektimi i hyrjeve të banesave kolektive.
“Njoftojmë banorët e qytetit të Drenasit, ata të cilët jetojnë në banesa kolektive, se sonte (24.03.2020) duke filluar nga ora 22:00 do të bëhet dezinfektimi i hyrjeve të objekteve nga kompania e pastrimit “Olti Group” në Drenas.
Komuna e Drenasit, falënderon kompaninë e pastrimit “Olti Group” e cila në mënyrë vullnetare ka shpreh gatishmërinë të bëjë dezinfektimin e objekteve banesore në Drenas”, thuhet në njoftimin për media.
Dezinfektimi do të bëhet edhe në objektin e Komunës si dhe objektin e shërbimit të zjarrfikësve në Drenas.
Lusim të gjithë qytetarët e banesave kolektive të banimit në Drenas, që gjatë kësaj ore (22:00) të qëndrojnë brenda dhe të mos bëjnë lëvizje.
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...
Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si...
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje