Produktet medicinale serbe të paautorizuara për import në Kosovë vërshojnë tregun tonë. Importuesve ilegal të medikamenteve po u ndihmojnë edhe mjekët. Të cilët në përshkrimin e barërave për pacientë rekomandojnë ilaçet e prodhimeve serbe të cilat nuk janë të licencuara.
Për këtë fenomen janë në dijeni Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht drejtoria e inspektoratit dhe doganat. Ndërsa, në zonat e banuara me serbë shiten pa problem. Në barnatoret e shtetit tonë e posaqërisht në Graçanicë mund të gjesh pa problem shumë prej barnave që prodhohen nga kompanitë serbe pa autorizim nga institucionet kosovare.
Medikamentet serbe të cilat nuk kanë autorizim për shitje në Kosovë e që importohen ilegalisht në Kosovë janë të kompanisë “Galanika”.
Internisti Refki Kabashi që punon në Suharekë, vazhdimisht u rekomandon pacientëve barëra me prodhime të cilat nuk kanë autorizim për import në Kosovë.
KosovaPress ka arritur të siguroi edhe recetën e përshkruar nga ai vet.
Ndërsa, i kontaktuar nga redaksia, ai nuk ka pranuar në asnjë mënyrë të f lasë për këtë çështje.
Remzie Thaçi, drejtoresh e inspektoratit farmaceutik tha për KosovaPress se në shumicën e rasteve të kontrolleve hasin në medikamente të pa autorizuara.
“Kryesisht gjatë inspektimeve ad-hock apo inspektimeve tjera me kërkesë, inspektorati farmaceutik atakohet me produkte pa autorizim për tregun e Kosovës, që në një formë mund t’i themi produkte të kontrabanduara”,tha Thaçi.
Ajo ka pranuar se produktet me emër të kompanisë “Galanika” nuk kanë autorizim për shitje në Kosovë.
“Këto produkte janë pa autorizim për tregun e Kosovës, pra nuk kanë leje importi në tregun tonë, kështu që rruga e hyrjes në Kosovë nuk është e kontrolluar, me një formë sa i përket produkteve të Serbisë, mund të themi se ato produkte takohen pothuajse në të gjitha subjektet ku takohen edhe produktet tjera pa paautorizim. Deri më tani prej 72 subjekteve që janë të ndëshkuar me dënim mandatar, 41 subjekte janë takuar me produkte ilegale”, tha Thaçi.
Kurse, Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganave ka pranuar se barnat nga Serbia importohen ilegalisht.
“Brenda këtij viti kemi pasur rreth 20 raste ku kemi konfiskuar barna ose medikamente të prodhuesve nga Serbia sepse nuk është vetëm “Galanika” por kemi shumë. Problemi tek barnat nuk qëndron te taksat doganore, nuk qëndron tek vlera e tyre, nuk qëndron tek pagesa e taksave, problem është te mos aplikimi për licencë për import të barnave. Sepse barnat si problem specifik duhet të kenë licencë gjatë importit. Njëpjesëe kompanive serbe nuk aplikojnë për arsye politike”, tha Stavileci.
Stavileci tha po ash tu se ka raste kur dogana ka hasur në persona që udhëtojnë me autobus e që ju janë zënë barnat e kontabanduara.
“Ne kemi pasur raste kur kemi gjetur barna, kontraband nëpër gjepa të udhëtarëve në autobus”, tha Stavileci.
Qarkullimi i këtyre barnave pa banderola brenda territorit të Kosovës ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës, si dhe ka mundësi që këto barna të bartin viruse të ndryshme gjë që mund të ndikoj drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...