Lorenzo Sanz dotë jetojë gjatë në kujtimin e të gjithëve që lidhen me Real Madridin, si njeriu i cili e ndryshoi historinë e këtij klubi.
Epoka moderne e suksesit për Madridin nisi me triumf në Amsterdam më 1998, kur e fitoi titullin e shtatë evropian, transmeton Gazeta Express.
Sanz, i cili vdiq dje në moshën 76-vjeçare pas infektimit me koronavirus Covid-19, u emërua president i Real Madridit në vitin 1995 dhe e udhëhoqi klubin drejt një ekipe të artë.
Pasi e mori drejtimin e klubit që e dashuronte, Sanz i përveshi mëngët dhe e shijonte blerjen e lojtarëve të rinj. Ai kishte shpirt drejtori sportiv.
“Kur unë i përvesh mëngët, m’u duhen vetëm 24 orë kohë për ta blerë dike”, thoshte ai.
Jo vetëm që i pëlqente të blinte lojtarë dhe të negocionte kontrata, Sanz ishte edhe skaut, sepse parapëlqente t’i vëzhgonte vetë drejtpërdrejt lojtarët që synonte t’i blinte.
Njëra prej blerjeve, e cila ia solli atij trofeun e shtatë dhe të shumëkërkuar në Evropë ishte Predrag Mijatovic, i cili e kishte shënuar golin e triumfit në finale kundër Juventusit më 1998.
Vetëm ai titull ishte i mjaftueshëm për ta futur Sanzin në histori të Real Madridit, e lëre më shumëçka tjetër çfarë bëri për klubin.
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut