Depozitat në sektorin bankar të Kosovës deri në qershor të këtij viti, arritën në vlerën prej 2.57 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 6.3 përqind, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, raporton zëri.info
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)thuhet se krahasuar me vitin paraprak kemi ngadalësim të rritjes që u reflektua edhe në ecurinë e gjithsej aktivitetit të sektorit bankar.
Sipas BQK-së, normat e ulëta të interesit në depozita (veçanërisht atyre të ekonomive familjare) që po karakterizojnë sektorin bankar kanë kontributin më të lartë në ngadalësimin e rritjes së depozitave, raporton zëri.info.
“Struktura e depozitave në sektorin bankar vazhdon të dominohet nga depozitat e ekonomive familjare, të cilat përbëjnë 74 përqind të gjithsej depozitave. Kategoria e dytë për nga pesha në strukturë është ajo e depozitave të ndërmarrjeve me pjesëmarrje prej 20.9 përqind në gjithsej depozitat mjaft të ulëta të interesit në depozita që mund të kenë dekurajuar afatizimin e depozitave”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...