Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, sot tha se do të mundësohet që dokumentet personale të qytetarëve, që janë me afat të skaduar, do të vlejnë deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.
Këtu bëjnë pjesë: letërnjoftimet, lejet për vozitje, pasaportat për qytetarët e vendit, si dhe leje-qëndrimet e shtetasve të huaj, përcjell telegrafi
“Jam i vetëdijshëm se jetojmë në kushte kur lëvizja është në minimum, por me këtë vendim i mbrojmë qytetarët, si dhe të punësuarit në shërbimet e administratës në MPB. Apeloj tek qytetarët që edhe më tej t’i zbatojnë rekomandimet dhe vendimet e qeverisë”, tha Çulev.
Ndryshe, ai dje njoftoi se këto ditë do të arrijnë pesë mijë pasaporta, pasi më herët kishte mungesë të tyre.
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...