Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti humbi kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtar

20:30 | 20 Mars 2020
A Z

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës prej 100 % për lëndën e parë.

Haradinaj tha se me këtë Kurti ka humbur kredibilitetin tek parterët ndërkombëtar.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp “- tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale