Lajmërohet Vjosa Osmani me një kërkesë: Mos e luftoni njëri tjetrin

17:56 | 20 Mars 2020
A Z

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  ka reaguar pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti.

ka shkruar në profilin e saj në Twitter se duhet të luftohet korona virusi, e ka bërë thirrje që liderët të mos e luftojnë njëri tjetrin.

Të njëjtën porosi e ka shkruar në të dy gjuhët, atë shqip dhe anglisht.

Kjo është hera e parë që Osmani është deklaruar lidhur me mocionin që e ka paralajmëruar Lidhja Demokratike.

 

Ajo ka votuar kundër kur kjo temë është diskutuar në kryesi të partisë.

LDK sot ka dorëzuar në Kuvend të Kosovës mocionin me 46 nënshkrime.

Shpërndaje në rrjete sociale