Inspektorët e Komunës së Drenasit, në kuadër të inspektimeve në biznese për marrjen e masave lidhur situatën e krijuar me rastin e pandemisë COVID-19, në bashkëpunim edhe me Policinë e Drenasit, kanë inspektuar ndërmarrjen e “Ferronikelit” në Drenas, bëhet e ditur nga kjo komunë.
Siç theksohet në komunikatë kjo kompani, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ashtu sic janë vendosur nga ana e ekzekutivit të vendit.
“Fillimisht janë inspektuar hapësirat e administratës në këtë kompani, në të cilën shihet se janë marr masat e nevojshme mbrojtëse sipas urdhëresës 01/03 të Qeverisë për marrjen e masave ndaj veprimtarive ekonomike. Inspektorët kanë konstatuar se në këtë ndërmarrje është bërë dezinfektimi i hapësirave të punës, pajisja e punëtorët me mjete mbrojtëse personale sipas Udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe personat brenda hapësirës së punës janë me distancë të mjaftueshme”, thekson komunikata.
Të gjithë hapësirat e kësaj kompania janë dezinfektuar për çka edhe siç thuhet në komunikatë është ofruar dëshmi.
“Komuna e Drenasit, do të vazhdoj në inspektimin e të gjithave bizneseve për të monitoruar nëse janë duke u zbatuar vendimet dhe urdhëresat e nivelit qendror për marrjen e masave në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, përfundon komunikata.
Ndryshe jo rrallë herë “Ferronikeli” është cilësuar si njëri nga ndotësi kryesor në komunën e Drenasit dhe jo vetëm.
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...