Një Reality Show, që pritet të transmetohet në njërin nga televizionet e Shqipërisë, i quajtur “Aventurierët”, do të merr pjesë edhe vajza nga Kosova, e njohur si Dodo.
Ky Reality Show shfaq tetë personazhe mes të cilëve është edhe ish-banorja e “Big Brother 9”, Donjeta Sejdiu, shkruan arbresh.info.

Nga trailer, kuptohet se projekti trajton jetesën e 8 të rinjëve brenda një shtëpie të përbashkët …por jo vetëm kaq.
https://www.facebook.com/aventurieret/videos/193518845419458/
Ne trailer, dallohet qartë që konkurentët nuk janë të kufizuar të qëndrojnë brenda 4 mureve të shtëpisë por dallohen edhe duke punuar në një ambient i cili në dukje duket një Beach Bar. Nga traileri veçohen edhe disa nota të theksuara dashurie, drame, grindjeje që shpesh e gjejnë shikuesin totalisht në befasi. Për ta përmbledhur, “Aventurierët” sjell në ekran personazhe të zakonshëm në situata të jashtëzakonshme.

Bëjmë të ditur se Dodo është motra e vogël e Liridonit, apo ndryshe Lilo i “Big Brother Albania 9”, ku të dy motër e vëlla iu futën garës së BB9.
Nuk dihet ende se çka po ndodhë me jetën private të të dyve, por, arbresh.info, ka marrë vesh se Lilo është fejuar me të dashurën e tij Kaltrinën.
Por një gjë ende nuk po pohoet as nuk mohoet nga Lilo./Arbresh.info

Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...