Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, z.Fazli Morina, drejtorin e Inspektoratit komunal Besnik Hotin dhe drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim Hasan Përboqin, kanë vizituar sot Qendrat Tregtare: QTX dhe Super Viva në Xërxë, ETC-në, Super Viva dhe Viva Fresh Store në Rahovec, për t’u interesuar në lidhje me menaxhimin dhe mbarëvajtjen e masave mbrojtëse të punonjësve si dhe mbi gjendjen e furnizimeve me artikujt themelorë.

Me këtë rast, kryetari Latifi i ka falënderuar të gjitha bizneset për bashkëpunimin e tyre në menaxhimin e kësaj situate dhe i lus që të respektojnë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mos rritjen e çmimeve të produkteve, pa pasur nevojë të marrin masa ndëshkuese nga Inspektorati komunal të cilët do të jenë vazhdimisht në terren për të përcjellur situatën.

“Në situatën ku jemi, nga menaxherët e këtyre bizneseve kërkova që në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme t’i bashkohen Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit, në mënyrë që të gjithë së bashku dhe me solidaritet e bashkëpunim t’ju dalim në ndihmë edhe familjeve në nevojë për furnizimin e tyre me artikuj themelorë.
Gjithashtu, Inspektorati Komunal po vazhdon me vizitat në qendrat tregtare, biznese për të verifikuar nëse ka rritje artificiale të çmimeve. Deri më tani Inspektorati nuk ka hasur në raste të tilla por që inspektimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, është shprehur kryetari Latifi./arbresh.info/

Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...