Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefen e misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe zv. shefin e BE-së Riccardo Serri.
Në takim u bisedua për gjendjen me Corona Virus COVID-19 dhe masat që ka marrë qeveria në këtë drejtim.
Apostolova ofroi mbështetjen e BE-së dhe tregoi se janë duke bërë përpjekje për të siguruar fonde të cilat do të ndihmonin sistemin shëndetësor të Kosovës për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar me Corona Virus.
Kurti ndërkaq ishte i shoqëruar nga ministri për Integrim Evropian, Blerim Reka dhe zv.ministri, Taulant Kryeziu si dhe këshilltarët politikë, Fëllanza Podrimja dhe Jeton Zulfaj.
Gjatë këtij takimi, bëhet e ditur se Apostolova ritheksoi qëndrimin e zyrës së BE-së se heqja graduale e tarifës me Serbinë është hapi i parë i arsyeshëm. /arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi