Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Ramën, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e COVID-19.
Siç njofton kumtesa presidenciale, Thaçi kërkoi që FSK-ja të jetë e mobilizuar, të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në preventimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës.
“Gjenerali Rama u shpreh se FSK-ja është në gjendje gatishmërie dhe ka kapacitetet që të përballet me çfarëdo nevoje, si me kapacitetet e vet mjekësore, ashtu edhe me kapacitetet logjistike”, thuhet në njoftimin e presidencës.
“FSK-ja është e gatshme të veprojë në çdo kohë, në çdo pjesë të Kosovës”, u shpreh Rama.
Presidenti Thaçi, thuhet në kumtesë, u shpreh i kënaqur me nivelin e gatishmërisë së FSK-së dhe kapacitetet për të reaguar në çdo situatë.
Mobilizimi i FSK-së është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...