Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka thënë se fjalët që i thotë ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo kanë rëndësi të madhe.
Fernandes gjatë afatit veror u transferua te “Djajtë e Kuq” dhe ka filluar t’i ndjek hapat e Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.
Portguezi tha se e ka idoll pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe gjithmonë i ndjek hapat e tij.

“Me mirëpriti mjaftë mirë në Kombëtaren e Portugalisë. E shohim si idoll, gjithmonë ka qenë idolli im. Ndjek shembullin e tij, është i preferuari im”.
“Kur më thirrën në Kombëtaren e Portugalisë erdhi me tha se jam duke bërë punë të mirë në Sporting, kjo më pëlqeu dhe këto fjalë bën ndryshimin”, theksoi ai.
Fernandes këtë sezon në Premierë Ligë ka shënuar tri herë dhe ka bërë katër asistime./arbresh.info.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...