Juventus është duke bërë një super ofertë për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.
Sipas Mirror, anglezi shihet si lojtari i duhur që mund të luajë pranë yllit të “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Ronaldo dhe t’i ndihmojë për të fituar Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Por, skuadra italiane është duke u sfiduar nga dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Manchester City.
“Bianconerët” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro plus sulmuesin, Paulo Dybala.

Kane me shumë mundësi do të dëshirojë largimin në fund të sezonit, nëse Tottenham nuk arrin të hyjë në top katër dhe të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.
Kontrata e Kane me Tottenham skadon në qershor të vitit 2024./arbresh.info.
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...