Së paku 16 të vdekur nga shpërthimi i gypit të gazit në Nigeri

13:01 | 16 Mars 2020
A Z

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 shtëpi janë djegur nga shpërthimi i një gypi të gazit në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja.

Ibrahim Farinloye, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, i tha agjencisë “Anadolu” se gjashtëmbëdhjetë trupa të pajetë janë nxjerrë disa orë pas shpërthimit.

Besohet se zjarri shpërtheu kur një kamion i goditi disa cilindra të gazit në një zonë me vendbanime të dendura.

Ekipet emergjente ende janë duke kërkuar trupa të tjerë nën rrënojat e shtëpive të djegura plotësisht.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, përmes një deklarate e cilësoi këtë incident si tragjedi kombëtare. Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Ky ishte shpërthimi i dytë i gazit në Nigeri, pas një shpërthimi tjetër që kishte ndodhur më 19 janar, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale