Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka diskutuar sot për çështjen e Idlibit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për gazetarët tha se Putin zhvilloi një mbledhje me anëtarët e Këshillit të Sigurisë.
Ai tha se në mbledhje është diskutuar lidhur me situatën në Idlib të Sirisë. “U zhvilluan këshillime lidhur me marrëveshjen për Idlibin të arritur në Moskë gjatë vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”, tha Peskov.
Peskov theksoi se në mbledhje është diskutuar edhe situata lidhur me epideminë e koronavirusit të ri (Covid-19) si dhe u shkëmbyen pikëpamjet për luhatjen e tregjeve ndërkombëtare.
Dje presidentët Erdoğan dhe Putin zhvilluan një bisedë telefonike ku biseduan rreth situatës në Idlib.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...