Pas përfundimit të takimit të Komisionit të posaçëm për parandalimin e Coronavirusit, kryeministri Albin Kurti, ftoi qytetarët të paraqiten në IKShP nëse kanë simptoma.
Më tej, Kurti theksoi se shteti është i përgatitur për të menaxhuar situatën, duke shtuar se ka rezerva dhe se qytetarët nuk duhet që të bëjnë panik.
“Përgatitjet jemi duke i bërë pandërprerë dhe maksimalisht. Ftoj qytetarët se nëse kanë kollitje, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje të kontaktojnë në numrin e IKShP për të marrë informacione. Evitojnë përqafimet, shtrëngimet e duarve”.
“Shteti është për qytetarët jemi në gatishmëri. Pasi janë mbyllur shkollat kjo nuk do të thotë se do të mbyllen marketet. Mallrat do të hyjnë në Kosovë, bëhet fjalë për udhëtarët dhe jo për mallrat”, u shpreh Kurti.
Kurti ndër të tjera foli edhe për taksën ndaj mallrave serbe për të cilën tha se ngelet ende në fuqi.
“Ne kemi takime të rregullta si koalicion qeverisës. Qëllimet i kemi të përbashkëta. Vazhdojmë të besojmë se nëse do të kemi ndonjë qasje për tarifën do të kemi një vendim”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se janë duke pritur edhe 15 mostra nga IKShP-ja për rezultate.
Vitia theksoi se kanë marrë rekomandim për mbylljen e kufijve, por ende nuk ka ndonjë vendim.
“Mostrat kanë dalë negative janë edhe 15 mostra dhe po presim rezultatet. Vend për panik nuk ka por mobilizim të shtuar të masave. Derisa kërkoj që të marrin parasysh rekomandimet për mbrojtje”.
“Kam marrë një rekomandim për nga IKSHP që të bëhet mbyllja për një kohë të shkurtër në mënyrë që të shtyhet paraqitja e virusit”, tha ai.
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër