Ministria Vitia: Pas 1 ore dalin rezultatet tjera

14:17 | 13 Mars 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuar se në orët e pasdites do të dalin rezultatet tjera të personave që kanë kryer testin e koronavirusit.

Në një konferencë për media, ai theksoi se s’ka vend për panik dhe frikë.

“Desha të ju informojë se dje në testimin e disa mostrave kanë dalur negative. Janë edhe 15 mostra të tjera që janë duke u testuar nga Instituti Kombëtar Publik. Po presim rezultatet edhe 1 ore e gjysmë.  Për rezultatet do të informoheni në kohë reale. Vend për panik nuk ka, për frik nuk ka. Por mobilizim nga të gjithë është i domosdoshëm”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale