Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim të parë ambasadorin e ri të Japonisë, shkëlqesinë e tij, Akira Mizutani.
Pas urimeve dhe falënderimeve të rastit, ambasadori Mizutani shprehu dëshirën dhe synimin e shtetit të tij për zgjerim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës. Ai nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhjen dhe e njoftoi Shkëlqesinë e Tij për programin qeverisës që shumë shpejt do të përcillet me Plan të Veprimit dhe atë Legjislativ. Kryeministri argumentoi se ky normalizim do të jetë i shëndetshëm nëse marrëdhëniet miqësore me fqinjët shihen si fusha e realizimit të reciprocitetit.
Përsa u takon marrëdhënieve bilaterale mes Japonisë e Kosovës, kryeministri vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale duhet të thellohen në të gjitha fushat prej ekonomisë e deri në atë kulturore. Të dy bashkëbiseduesit shprehën dakordësinë e tyre lidhur me nevojën për ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë, faktor shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik, barazi dhe mirëqenie sociale.
Në fund të takimit, kryeministri Kurti i dorëzoi ambasadorit letrën falënderuese për homologun e tij, kryeministrin e Japonisë./arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët