Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe planet për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit.
Ambasadori Kosnett e ka uruar ministren Bajrami për detyrën dhe ka theksuar se ShBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin arsimin në Kosovë.
Ndërsa, ministrja Bajrami ka falënderuar ShBA-të për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme, në veçanti për ndihmën që kanë dhënë në fuqizimin e sektorit të arsimit.
Ministrja Bajrami foli për programin qeveritar që synon ta përmirësojë gjendjen në arsim dhe theksoi se mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë./arbresh.info
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...